Real Madrid më i mirë se Barcelona

Zinedine Zidane ka bërë punë të jashtëzakonshme që kur mori drejtimin e Real Madridit, trajneri francez, Zinedine Zidane ka mundësi që këtë edicion të fitoi titullin e parë të La Ligas, pasi i duhet vetëm një pikë në ndeshjen e fundit ndaj Malagas.

Zidane drejtimin e skuadrës e kishte marrë në gjysmë të edicionit të kaluar, u kishte arritur të mposhte Barcelonën në Camp Nou dhe të luftonte për titull deri në javën e fundit, nëse shikojmë Realin dhe Barcelonë që kur Zidane mori drejtimin e skuadrës atëherë Reali ka qenë skuadër më e suksesshme.

Në 57 ndeshje sa Zidane e ka drejtuar Realin, ai ka marrë 143 pikë, shtatë më shumë se sa Barcelona 136, ndërsa diferenca me Atleticon është edhe më e madhe, pasi Reali i Zidane ka marrë 21 pikë më shumë se ajo në 57 takime.

Kujtojmë se Zidane që në edicionin e parë e fitoi Ligën e Kampionëve me Realin, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës, ndërsa edhe këtë edicion e ka dërguar Realin deri në finale, ku do të luaj ndaj Juventusit më 3 qershor në Cardiff.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *