Real Madrid kampion i Spanjës

Real Madridi është kampion i Spanjës për sezonin 2016/17, që e mposhti 2:0 Malagan në xhiron e fundit në La Liga, Cristiano Ronaldo në minutën e dytë dhe Karim Benzema në minutën e 55’të shënuan për Los Blancos, duke ia dhuruar trofeun ekipit te Zidane.

Ky është titulli i 33 në histori të Real Madridit, që e fitojnë për herë të parë pas pesë vjetësh, hera e fundit kur triumfuan ishte viti 2012, nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.

Skuadra e Zinedine Zidane e mbylli sezonin me 93 pikë, ku në 38 ndeshje ka arritur të shënojë 106 gola, derisa ka pranuar 41, gjatë këtij sezoni, Reali regjistroi 29 fitore, 6 barazime dhe 3 humbje.

Zinedine Zidane ka thyer rekorde të shumta në stolin e Real Madridit dhe në xhiron e fundit ndaj Malagas theu edhe një tjetër, Reali i Zidane për herë të parë në histori të klubit e mbylli sezonin duke realizuar të paktën një gol në 38 ndeshje në La Liga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *