Real Madrid ka nënshkruar djalin e Eidur Gudjohnsen, 16 vjeçarin Andri Lucas

Real Madrid ka nënshkruar Andri Lucas Gudjohnsen, djalin e ish sulmuesit të Chelsea-it dhe Barcelonës, Eidur Gudjohnsen.

16-vjeçari, i cili gjithashtu luan si sulmues, i është bashkuar kampionëve evropianë nga Espanyoli. Andri Lucas konfirmoi lëvizjen në Instagram, duke shkruar: “Jam shumë i ngazëllyer dhe i lumtur të njoftoj se kam nënshkruar me Real Madridin!  ”Po pres me pa durim se qfarë do të sjell e ardhmja”.

Përveq që ka lujtur për Chelsea-in dhe Barcelonën, Eidur Gudjohnsen gjithashtu luajti për Monaco dhe Tottenham Hotspur. Ai luajti 255 herë për Chelsea-in dhe 114 herë për rivalët e Realit Barcelonën, duke shënuar gjithsej 95 gola gjatë kohës që kaloi në të dyja klubet. Një tjetër nga djemët e tij, Sveinn Aron, u bashkua me Spezia në dritaren e transferimit të verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *