Real Madrid do të nënshkruaj me Eden Hazard dhe Thibaut Courtois

Objektivat kryesor të transferimeve për Real Madridin në verë do të jenë Eden Hazard dhe Thibaut Courtois, por ata do të presin për Harry Kane, sipas ekspertit spanjoll Guillem Balague.

Sky Sports News ka kuptuar se Hazard-it ende nuk ju ka ofruar një kontratë e re në Chelseai, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në vitin 2020. Kontrata e Courtois skadon në 2019, dhe ai ka thënë se dëshiron që e ardhmja e tij të vendoset para përfundimit të sezonit dhe se ai do të “marrë parasysh të gjitha opsionet”. Reali kanë qenë të lidhur rregullisht me Hazard-in dhe Courtois, dhe Balague konfirmoi se janë në krye të listës së blerjeve të kampionëve spanjollë.

Ai tha: “Real Madridi ka nevojë për emra të mëdhenj dhe ata kanë rreshtuar Courtois dhe Hazard.

“Ata janë emrat që duan për sezonin e ardhshëm. Nuk do të thotë se ata do t’i marrin ata, por kjo është lista e blerjeve që ata kanë.

“Është duke u bërë më e qartë në mendjet e drejtuesve të Real Madridit që kanë nevojë për një sulmues tjetër, që Benzema duhet të shitet. Ai madje nuk ka mbështetjen e tifozëve.

Balague gjithashtu beson se Real Madridi është i interesuar në Kane, edhe pse ai pranoi se sulmuesi i Tottenhamit mund të jetë më shumë një objektiv afatgjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *