Real Madrid dëshiron të nënshkruajë me Harry Kane, thotë ish presidenti i klubit Ramon Calderon

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane është një objektiv transferimi për Real Madridin, sipas ish-presidentit të klubit spanjoll, Ramon Calderon.

Kane është në kontratë me Spurs deri në vitin 2022, por është paraqitur si një nënshkrim potencial për Realin. Ish-presidenti i Realit, Calderon beson se Kane është në listën e dëshiruar, së bashku me sulmuesin e Bayern Munich-en, Robert Lewandowski-n. “Objektivi për Real Madridin, pa dyshim, është Kane,” tha Calderon për The Sun. “Nëse duan një lojtar për pesë apo gjashtë vitet e ardhshme ata do të shkojnë për Kane, por presidenti i Spurs Daniel Levy do të kërkojë një shumë të madhe për të. “Për aq sa di unë, Tottenhami nuk është i gatshëm ta lërë të shkojë Kane, por Bayern gjithashtu thotë se Lewandowski nuk do të largohet. Mbetet të shihet se qfar do të ndodh me Harry Kane dhe Lewandowski-n.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *