Real i ofronë Chelsea-it 100 milionë funta PLUS Gareth Bale për të siguruar marrëveshjen me Eden Hazard

Gjigantët spanjollë Real Madrid e kanë bërë Hazard-in objektivin e tyre numer 1 për verën.

Hazard po pengon nënshkrimin e një kontrate të re fitimprurëse në Stamford Bridge, ku është interpretuar si një shenjë e qartë se Hazard dëshiron një lëvizje në Real Madrid. Gjigandët spanjollë janë të vendosur të ndryshojnë skuadrën e tyre pas rënies 20 pikë pas Barcelonës këtë sezon.

Manchester United ka kërkuar Bale për dy sezonet e fundit, por ish-klubi i tij Tottenham ka opsionin e parë, edhe pse një marrëveshje ka të ngjarë të jetë jashtë arritjes për të gjithë, përveç klubeve më të pasura. United tani duket se është jashtë konkurimit për Balen pas nënshkrimit të Alexis Sanchez nga Arsenal muajin e kaluar duke lënë rrugën gati të hapur për Chelsea-in për ta tërhequr atë përsëri në Londër.

Hazard dhe Thibaut Courtois kanë qenë në bisedime të zgjatura me Chelsea-in për të zgjeruar kontratat e tyre përtej skadimeve të tyre të tanishme 2019 dhe 2020 me Realin që thuhet se është i interesuar për të dy lojtarët.

Në nëntor, Hazard tha për kanalin televiziv francez Canal +: “Gjithkush e njeh admirimin që kam për Realin, por për momentin unë jam një Blue”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *