Rangers konfirmojnë nënshkrimin e Fabio Cardosos

Rangers kanë konfirmuar nënshkrimin e mbrojtësit portugez Fabio Cardoso për një marrëveshje trevjeçare.

Mbrojtësi 23-vjeçar Cardoso, bashkohet me Rangers nga Vitoria Setúbal në marrëveshje të përhershme pasi përfundoi testet mjekësore me sukses.

Pedro Caixinha tha: “Ai është një lojtar që të gjithë e përshkruajnë si një potencial të madh për të qenë një nga lojtaret kryesor ne qendër”.

“Fabio është 23 vjeç kështu që një lojtar me përvojë si Bruno Alves është mirë ta ketë afër, ai është një lojtar, një karakteristikë kryesore e të cilit është lidershipi, kështu Fabio do të ndjehet rehat dhe do të rritet dhe do të mësojë prej tij”.

Rangers filluan trajnimin para sezonit të hënën, vetëm 15 ditë pas përfundimit të sezonit të kaluar dhe vetëm 24 ditë përpara fushatës kualifikuese të Europa League më 22 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *