Ramires thotë se do të dëshironte të luante sërish në Evropë

Ramires do të dëshironte të luante për Interin dhe thot se “Të gjithë e dinë se Interi është një klub i madh.”

Ish-mesfushor i Chelsea-it, Ramires, është i hapur për një kthim të mundshëm në Evropë. Braziliani, aktualisht është duke luajtur për Jiangsu Suning në Super Ligën kineze, ai ishte i lidhur me një lëvizje në Inter Milan gjatë dritares së transferimeve të dimrit. 30-vjeçari, kur u pyet, tha se do të ishte i hapur për një kthim në Evropë: “Të gjithë e dinë se Interi është një klub i madh dhe të luajë sërish në Evropë është një dëshirë që unë kam, por tani mendoj për të ndihmuar Jiangsu për të bërë një vit të suksesshëm, asgjë tjetër nuk më shkon në mendje tani. ” Sipas Calciomercato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *