Rafael Benitez është ”me të vërtetë i kënaqur” në Newcastle

Rafael Benitez thotë se është “shumë i kënaqur” në Newcastle dhe nuk ka “ndonjë problem” në lidhje me të ardhmen e tij në klubin e Premier Ligës.

Zyrtarët e Newcastle janë të etur që të lidhin Benitezin me një kontratë të re pasi që fillimisht e kan nënshkruar atë në një marrëveshje trevjeçare në maj 2016. Benitez këmbëngul se ai mbetet i qetë për pozitën e tij pavarësisht se ka qenë i lidhur me një sërë klubesh të tjera në muajt e fundit dhe është përqendruar vetëm te Newcastle-i.

I pyetur nëse ai do të kërkojë të shtyjë çdo bisedë me pronarin Mike Ashley deri në fund të sezonit, Benitez tha: “Unë nuk kam ndonjë problem me të ardhmen time, jam vërtet i lumtur këtu dhe e dua qytetin, tifozët, potencialin, gjithçka.

“Kur vendosa të vija unë kisha të njëjtën ndjenjë. Natyrisht që tani kam më shumë informacione, është vetëm një çështje për të bërë atë që duhet të bëjmë, vetëm për të siguruar që skuadra është duke shkuar mirë. “Për mua kjo nuk është një çështje. Duhet të sigurohemi që po bëjmë gjërat në mënyrën e duhur, dhe nëse kemi këtë ide të përbashkët dhe jemi në të njëjtën faqe atëherë unë nuk jam i shqetësuar për këtë.

“Ne duhet të jemi të sigurtë se ne do të qëndrojmë në Premier Ligë, atëherë kjo bisedë do të jetë më e lehtë”, i thashë Mike-it se çfarë mendova dhe çfarë mendoj unë për këtë, ai e di mendimin tim dhe ne nuk duhet të flasim tani “.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *