Radamel Falcao nënshkruan kontratën trevjeçare me Monacon

Nënpresidenti i Monakos Vadim Vasilyev ka mirëpritur vazhdimin e ri të kontratës së Radamel Falcao dhe beson se do të veprojë si një paralajmërim për klubet e tjera që shpresojnë të marrin lojtar nga kampionët francezë këtë verë.

Radamel Falcao ka vendosur për të ardhmen e tij në Monako me një marrëveshje të re trevjeçare të enjten pasi ka shënuar 30 gola në të gjitha garat për klubin sezonin e kaluar.

“Jam shumë i lumtur që Falcao ka vazhduar kontratën me klubin,” tha Vadim Vasilyev. “Gjithmonë kam thënë se ai është një nga sulmuesit më të mirë në futbollin botëror dhe këtë sezon ai ka dëshmuar se talenti i tij është i paprekur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *