Pique këmbëngul se është “Barça ose asgjë” pas nënshkrimit të zgjatjes së kontratës

Gerard Pique shpreson të përfundoj karrierën e tij në Barcelonë pas nënshkrimit të një zgjatje të kontratës që e lidh atë me klubin deri në verën e vitit 2022.

Pique do të jetë 35 vjeç kur marrëveshja e tij e re te përfundoj dhe këmbëngul se e ka parë të ardhmen e tij në Kamp Nou, duke thënë se është “Barça apo asgjë”. Pique u kthye në klubin e tij të lindjes në vitin 2008 pas katër vjetësh që ishte me Manchester United dhe në dekadën e fundit fitoi 24 tituj me gjigandët katalanas.

“Jam shumë i lumtur që kam rinovuar kontratën time dhe shpresoj se nuk do të jetë e fundit,” tha Pique. “Nëse e përfundoj kontratën time këtu, unë do të jem në Barça për 14 vjet, plus gjashtë ose shtatë në ekipet e rinis. “Unë kam qenë një anëtar që kur kam lindur, në Barça ndihem si në shtëpi, është klubi i jetës sime”.

Marrëveshja e re e Piques përfshin një klauzolë buyout prej 500 milionë euro, por kjo është akademike për një lojtar që nuk dëshiron të largohet. “Gjithmonë ndjeva se do të qëndroja dhe kurrë nuk kam menduar për ndonjë gjë tjetër”, shtoi ai. “Dhe unë shpresoj që të qëndroj për jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *