Philippe Coutinho afër një nënshkrimi me Barcelonën

Barcelona është afër përfundimit të një marrëveshjeje me vlerë 145 milionë funta me Liverpoolin për transferimin e Philippe Coutinhos, sipas Sky Sports.

Diskutimet në mes të dy klubeve janë duke u zhvilluar për disa javë me radh dhe tarifat dhe oraret e pagesave janë rënë dakord dhe një marrëveshje është e afërt. Coutinho do të fluturojë në Barcelonë sapo të përfundojë marrëveshja, me testet mjeksore që pritet të kryhen të hënën.

25-vjeçari nuk ka udhëtuar me skuadrën për një kamp trajnimi të motit të ngrohtë në Dubai dhe nuk ka luajtur në asnjë nga ndeshjet e Liverpoolit qëkur dritarja e transferimeve të janarit u hap për shkak të një problemi të vogël në kofshë.

Braziliani ishte objektiv i tri ofertave të dështuara nga Barcelona në verë, shumica e të cilave ishin me vlerë 113 milionë funta, dhe ai dorëzoi një kërkesë transferimi në një përpjekje për të detyruar një lëvizje por ishte e pasuksesshme.

Bosi i Barcelonës, Ernesto Valverde, e quajti mesfushorin një “lojtar të madh” përpara ndeshjes së tyre kundër Levantes të dielën, por nuk pranoi të shprehej për këtë çështje.

“Coutinho është një lojtar i shkëlqyer, si lojtarë të tjerë që më pyesin shpesh në konferencat e shtypit, por unë preferoj të flas për lojtarët që tashmë kam,” tha Valverde.

“Kur ka diçka të re për të thënë, klubi do ta shpallë atë.”

Coutinho ka bërë 20 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin këtë sezon, duke shënuar 12 gola. Liverpool bleu Coutinho për 8.5 milionë funta nga Interi në vitin 2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *