Për yllin e PSG Inter e ofron Banegan plus para

Interi është duke e kërkuar me ngulm yllin e PSG, Angel Di Maria, raportohet se Interi është i gatshëm ta ofrojë Ever Banegan plus para për t’i siguruar shërbimet e Di Marias, Unai Emery, trajneri aktual i PSG, ka punuar me Banegan në kohën kur të dy ishin pjesë e Sevillas, Tuttosport raporton se PSG e vlerëson Di Marian 50 milionë euro.

Por, më e rëndësishmja në gjithë këtë mund të jetë paga e lojtarit, i cili momentalisht paguhet plot 9 milionë euro në sezon te PSG.

29-vjeçari u transferua në kampionatin francez në vitin 2015. Ai ka luajtur për Real Madrid dhe Manchester United, ai ka kontratë me PSG deri në vitin 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *