Pep Guardiola ndihet keq për rivalët e Manchester City-it

Pep Guardiola thotë se ndihet keq për rivalët e Manchester City, por këmbëngul se gara për titullin e Premier League-s nuk ka mbaruar ende.

Manchester City është 11 pikë larg në krye të tabelës përpara ndeshjes të së shtunës kundër Bournemouth në stadiumin Etihad dhe ata kërkojnë të zgjasin rekordin e tyre të suksesshëm në 17 ndeshje. I pyetur nëse ndiente keqardhje për ekipet e tjera në top gjashqe, ai tha: “Sigurisht, a keni dëgjuar për mua gjatë 18 muajve që kam qenë këtu, nuk kam folur për kundërshtarët e mi.

“United dhe Chelsea-i po bëjnë mjaft pikë për të qenë kampionë. Chelsea-i ka luajtur dhjetë, ka fituar tetë, ka barazuar një dhe ka humbur vetëm një.

“United janë të njëjtit. Ata kanë një sezon të mahnitshëm. Prandaj them se nuk ka përfunduar. “Nuk ka mbaruar, sepse një barazim apo humbje mund të ndryshojë gjërat dhe ende nuk jemi në gjysmë të rrugës. Kam shumë respekt për të tjerët”.

Fillimi i City-it për fitimin e 16 ndeshjeve të njëpasnjëshëme në Premier League filloi me një fitore 2-1 ndaj Bournemouth në gusht, edhe pse ata kishin nevojë për 97-të minuta të plot për të marrë të tri pikat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *