Pep Guardiola konfirmon se Leroy Sane do të mungoj në ndeshjen me Baselin

Pep Guardiola thotë se kriza e lëndimeve në Manchester City po përmirësohet, por konfirmoi se Leroy Sane ka gjasa të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Baselin.

Sane ka dëmtuar ligamentin e kyçit të këmbës pas një sfide me Joe Bennett të Cardiff-it në fitoren 2-0 të Man City-it mbi Cardiff në FA Cup në janar. Guardiola zbuloi se Sane është kthyer në trajnime të lehta por nuk pret që ta ketë atë në dispozicion për ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve në Zvicër të martën.

“Ai është shumë më mirë, por unë nuk mendoj se ai do të kthehet në Ligën e Kampionëve. Ai po vrapon vetëm në trajnim”, tha Guardiola para ndeshjes e së shtunës me Leicester-in.

Lojtarët e City-it dhe stafi i tyre kanë kaluar pak ditë në pushim dhe megjithëse ai tha se Gabriel Jesus dhe David Silva mbeten jashtë, John Stones është në dispozicion për t’u përballur me Leicester-in. “Ne patëm shumë ndeshje nga gushti dhe vetëm një mesjavë të lirë, na duhej (një pushim),” shtoi ai.

“Ne bëmë tre sesione të mira trajnimi dhe pastaj u kthyem. Ne duam të luajmë futboll, por kur luani çdo tre ditë, nganjëherë një pushim është i mirë për të gjithë, sepse kthehemi më të fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *