Pep Guardiola: Aymeric Laporte është gati për të luajtur për Manchester City-in

Aymeric Laporte u nënshkrua gjashtë muaj më herët se sa ishte planifikuar, por është gati të bëjë një ndikim të menjëhershëm në Manchester City, thotë Pep Guardiola.

City përfundoi nënshkrimin rekord prej 57 milionë funtave për të sjellë Laporten nga Athletic Bilbao të martën, duke planifikuar fillimisht të prisnin deri në fund të sezonit 2017-18 për të nënshkruar një mbrojtës të ri. Laporte vendosi të qëndrojë në Bilbao, kur City u përpoq ta nënshkruante atë 18 muaj më parë.

Guardiola nuk konfirmoi nëse Laporte u nënshkrua para afatit të së martës për të luajtur kundër West Brom të mërkurën, por tha se 23-vjeçari është i aftë të futet drejt e në lojë të Premier Ligës. “Ne kemi nevojë për një mbrojtës qendror gjatë verës, por për shkak se kemi shumë lojëra ne kemi vendosur ta sjellim atë tani dhe në verë dritarja jonë e nënshkrimeve do të jetë më e lehtë sepse do të bëhet tash”, tha Guardiola.

I pyetur nëse Laporte është gati të luajë për City-in, Guardiola tha: “Po, sepse ai është i aftë, ai ka luajtur në periudhën e fundit, natyrisht që ai duhet të përshtatet. Premier Liga është e veçantë në shumë aspekte, por ai është inteligjent, dhe do të përshtatet shpejt. “Por edhe për lojtarët anglezë mund të jetë e vështirë në Premier Ligë. Do të jemi të duruar, sepse ai nuk vjen këtu për tre muaj, ai është këtu për katër, pesë vjet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *