Mino Raiola, Paul Pogba dëshiron vetëm të fitojë me Manchester United.
Agjenti i Paul Pogba-ës, Mino Raiola, thotë se nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje në mes të Francezit dhe drejtuesit të Manchester United-it Jose Mourinho. Raportohet se Pogba ka qenë i pakënaqur me pozitën e tij në Manchester United, por Raiola këmbëngul se nuk është kështu: “Nuk ka mosmarrëveshje me Mourinhon, Pauli vetëm dëshiron të fitojë me Manchester United”, sipas Rai.