Patrik Schick mund të jetë Ibrahimoviçi i ardhshëm

Pavel Nedved thotë se sulmuesi i Sampdoria Patrik Schick mund të bëhet Zlatan Ibrahimoviç i ardhshëm për shkak të potencialit të tij të klasit botëror, pasi Juventusi duket gjithnjë e më afër ta fitojë garën për nënshkrimin e tij.

21-vjeçari ka impresionuar në sezonin e tij të parë të Serie A pas bashkimit nga Sparta Prague përpara sezonit 2016-17, duke shënuar 11 gola në 32 paraqitje në ligë, Schick, i cili ka një klauzolë lirimi prej 25 milion euro, gjithashtu është lidhur me Interin, Napoli, Romën dhe një mori klubesh të Premier Ligës.

Por presidenti i Sampdorias Massimo Ferrero dhe drejtori teknik i Inter Walter Sabatini, që të dy kan folur këtë javë dhe kanë zbuluar se Juventusi ka fituar garën për ta nënshkruar Patrik Schick.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *