Paris Saint-Germain me super ofertë për Alexis Sanchez

Vendosmëria e Arsenalit për të mbajtur Alexis Sanchez do të testohet nga një ofertë prej 80 milionë funtash nga Paris Saint-Germain, sipas The Mirror.

Alexis ka qenë i lidhur gjatë gjithë verës me një lëvizje larg nga Arsenali, me PSG dhe Manchester City dy nga destinacionet më të afërta. Dhe ndërsa Arsenali duket i vendosur ta mbajë atë në klub derisa kontrata e tij të skadojë në qershorin tjetër, një ofertë e fuqishme nga Franca mund t’i joshë në një lëvizje.
Alexis, megjithatë, favorizon një lëvizje në City, ku ai do të bashkohet me ish-mentorin Pep Guardiola – edhe pse Gunners hezitojnë ta shesin atë me një rivale të Premier Ligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *