Paris Saint-Germain ka fituar ”Trophee des Champions” për herë të gjashtë

Paris Saint-Germain siguroi një rekord me titullin e gjashtë me radhë të Trophee des Champions me një fitore 4-0 kundër Monakos.

Ndeshja u luajt në Shenzhen, Kinë, por një destinacion i largët nuk bëri asgjë për të ndryshuar dominimin e PSG të lojës Franceze. Golat nga Angel Di Maria dhe Christopher Nkunku në një periudhë shtatë minutash në gjysmën e parë vendosën kampionët në rrugën e tyre të fitores përpara se Timothy Weah dhe një gol e dytë nga Di Maria mbyllen gjithqka.

Ishte një mënyrë mbresëlënëse për shefin e ri Thomas Tuchel për të siguruar pjesën e tij të parë të argjendtë me klubin, veçanërisht duke pasur parasysh se ish-menaxheri i Borussias Dortmund nuk ishte në gjendje të thërriste një numër të emrave të mdhej.

Kylian Mbappe është ende në pushim pas Kupës Botërore ndërsa Edinson Cavani humbi ndeshjen për shkat të një lëndimi dhe Neymar ishte vetëm në stol. Portieri veteran Gianluigi Buffon, 40 vjeç, filloi ndeshjen derisa 18-vjeçari Weah, Nkunku dhe Di Maria formuan top treshen.

Me suksesin e gjashtë të njëpasnjëshëm në konkurrim, PSG u përputh me anën e Lyon-it të cilët dominuan nga 2002-07.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *