N’Golo Kante në Real Madrid?

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka bërë mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante, objektivin numër një të Realit në afatin kalimtar të verës.

Sipas Don Balon, bosi i “Los Blancos” ka qenë i pa impresionuar me performancat e Casemiros në javët e fundit dhe e kërkon Kanten si përforcim në mesfushë, raportohet se Zidane tashmë ka biseduar me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, rreth bërjes së një oferte për përfaqësuesin francez.

Kante në dy edicionet e tij në Premier Liga ka shkëlqyer duke qenë më i mirë në pozitën e vet dhe duke e fituar titullin e kampionit me Leicester City dhe Chelsea respektivisht, ndërsa këtë vit, Kante u shpall lojtari më i mirë në Premier Ligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *