Newcastle konfirmon nënshkrimin e Javier Manquillo

Newcastle United ka konfirmuar nënshkrimin e Javier Manquillo nga Atletico Madrid.

23-vjeçari ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me klubin e Premier Ligës pas kalimit të një tesit mjekësor.

Manquillo, i cili ka udhëtuar për t’u lidhur me skuadrën e Rafael Benitez për kampin e tyre të trajnimit para sezonit në Republikën e Irlandës, thuhet se kushton 4.5 millionë funta.

“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu.Nga momenti i parë që më telefonoi Rafa Benitez, e dija se duhej të vija këtu, në një klub kaq të madh”, tha ai për faqen zyrtare të Newcastle.

“Unë jam shumë i lumtur me sfidën përpara, kam ardhur këtu për të punuar shumë dhe për të dhënë gjithçka në dhe jashtë fushës. Shpresojmë se gjithçka do të shkojë në drejtimin e duhur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *