Newcastle ka refuzuar ofertën e Brighton për Aleksandar Mitroviç

Newcastle ka hedhur poshtë ofertën e Brighton për sulmuesin Aleksandar Mitroviç,

Sky Sports News ka kuptuar se oferta ishte 8 milionë funta, por Newcastle nuk dëshiron të shesë tek rivalët dhe mendojn  se Aleksandar Mitroviç vlen shumë më tepër. Përveç kësaj, menaxheri Rafael Benitez nuk dëshiron të shesë ndonjë nga lojtarët e tij nëse nuk ka një zëvendësim të rreshtuar.

Mitroviç, 23 vjeç, është mënjanuar për më shumë se një muaj me dëmtime të shpinës dhe nuk ka filluar një lojë në Premier League këtë sezon. Që kur u bashkua me Newcastle për 13 milionë funta nga Anderlecht në verën e vitit 2015, ai ka shënuar 14 gola për klubin në të gjithë Premier League-ën dhe Sky Bet Championship.

West Brom janë një tjetër klub i Premier League-ës i interesuar për Mitroviç. Sky Sports News ka kuptuar se pala e Alan Pardew dëshiron të nënshkruajë një sulmues në dritaren e transferimeve të janarit, por çdo lëvizje varet nga fondet që do të rriteshin nga shitja potenciale e mbrojtësit Jonny Evans.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *