Nasser Al-Khelaifi: Neymar nuk do të largohet nga PSG për Real Madridin

Presidenti i PSG Nasser Al-Khelaifi ka folur për Neymarin dhe bashkimin e tij me Real Madridin, duke thënë se ai është “2000 për qind” i sigurt se braziliani do të qëndrojë në Paris.

Lojtari më i shtrenjtë në botë dukej i pavendosur nga spekulimet për të ardhmen e tij, pasi ai shënoi dy herë në fitoren 4-0 të PSG ndaj Montpellier-it, ai tani ka 17 gola dhe 11 asistime në Ligue 1 që nga kalimi i tij prej 200 milionë eurosh nga Barcelona. Raportet në mediat spanjolle kanë sugjeruar se Neymar është një objektiv për presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, por shefi i PSG refuzon të jetë i frikësuar nga thashethemet.

“Kur dëgjoj (thashethemet), buzëqeshi sepse nuk është e vërtetë,” tha Al-Khelaifi për L’Equipe.

“Ne kemi Neymar, ai është shumë i lumtur këtu, ai është i lumtur të shënojë, kemi nënshkruar pesë vjet këtu, ka kaluar katër muaj, nuk mendoj se dëshiron të largohet. “Ai është një lojtar fantastik, ka një lidhje mes tij dhe tifozëve.Kjo lidhje me Realin, më bën të qesh kur dëgjoj për këtë. Janë këto thashetheme, Ju pyesni për t’iu përgjigjur thashethemeve.

“A do të jetë atje 100 për qind sezonin e ardhshëm? Jo 100 për qind, në 2000 për qind”. “Gjithçka është mirë, kemi një ndeshje shumë të madhe kundër Real Madridit”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *