Mourinho pagë maramendse për Griezmann

Antonie Griezmann me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do ta shohim te skuadra e Manchester United, ditën e sotme mediat kanë zbuluar shifrat e para të pagës që francezi pritet të përfitojë në rast se transferohet te ata.

Jose Mourinho së bashku me drejtuesit është duke i përgatitur një pagë prej 14 milionë eurosh në sezon për të bindur lojtarin të transferohet te “djajtë e kuq”. Tashmë çdo gjë ka mbetur në dorë të vetë Grizmann, që është shprehur se të ardhmen do ta vendosë pas dy sezonesh, Atletico Madrid do të përfitojë jo më pak se 90 milionë euro nga shitja e lojtarit të saj më të mirë, që e transferoi para dy sezonesh nga Real Sociedadi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *