Jose Mourinho nuk do të përballet me asnjë ndëshkim nga FA për komentet që ai ka bërë në media para derbit të Manchester-it në fillim të këtij muaji.
Mourinho paralajmëroi arbitrin Michael Oliver të jetë i vetëdijshëm për “ndërhyrjet taktike” të City-it përpara derbit më 10 dhjetor dhe gjithashtu pretendoi se pala e Pep Guardiola-ës shkon në tokë shumë lehtë, duke thënë: “Pak erë dhe ata bien”. Manchester United-i humbi ndeshjen 2-1, një rezultat që dërgoi Manchester City-in 11 pikë larg nga rivalët e tyre në krye të Premier League.
Një deklaratë e lëshuar nga FA lexon: “Pas një shqyrtimi të provave të siguruara nga klubi, FA nuk do të marrë asnjë veprim, por i kujtoi Jose Mourinhos çdo koment të mëtejshëm publik rreth zyrtarëve të ndeshjes mund të rezultojë në veprime disiplinore”.