Mourinho me shumë ndryshime kundër Arsenalit

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, në konferencën për media para sfidës me Arsenalin, ka bërë të ditur se të dielën në “Emirates Stadium” do të zbresë me lojtarët rezervë.

“Gjatë prillit kemi zhvilluar nëntë ndeshje dhe me përballjen ndaj Celta Vigos janë bërë 10 takime brenda katër javë e gjysmë”, ka thënë Mourinho.

“Lojtarët që kanë luajtur më shumë në këtë periudhë do të pushojnë këtë vikend dhe nuk do t’i rrezikoj që të luajnë”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se Marouane Fellaini do të mungojë për shkak të suspendimit, Ashley Young është në dyshim për shkak të lëndimit që pësoi në Spanjë, derisa Luke Shaw, Zlatan Ibrahimovic dhe Marcos Rojo janë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *