Mourinho do të lejojë Zlatan Ibrahimoviç të largohet nga Manchester United këtë muaj

Jose Mourinho thotë se Manchester United nuk do të qëndrojë në rrugën e Zlatan Ibrahimoviç-it nëse dëshiron të largohet nga klubi këtë muaj.

Raportet po lidhin sulmuesin suedez me një lëvizje në MLS dhe Mourinho zbuloi se United do të lejojë 36-vjeçarin të largohet nëse kjo është dëshira e tij. Mourinho tha: “Ai nuk më tha asgjë për këtë. Herën e parë që kam lexuar ose dëgjuar diçka për këtë ka qenë nga mediat. Ai kurrë nuk e ka përmendur atë për mua kështu që unë nuk e di.

“Zlatan është në vitin e fundit të kontratës së tij. Nëse kjo është e vërtetë dhe Zlatan dëshiron një të ardhme në një klub tjetër në një vend tjetër, ne jemi këtu për të ndihmuar dhe për të krijuar kushte që kjo të ndodhë, jo për ta bërë jetën e tij të vështirë”.

Ibrahimoviç ka bërë vetëm shtatë paraqitje për Unitedin këtë sezon, duke shënuar një herë dhe nuk ka qenë i pranishëm që nga dita e dëmtimit të ligamentit të gjurit që vuajti në çerekfinale të Europa League kundër Anderlehtit sezonin e kaluar. “Gjëja e fundit që më tha Zlatan ishte se ai dëshiron të shërohet plotësisht dhe të ndjehet gati për të ndihmuar ekipin,” shtoi Mourinho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *