Morata afër kalimit tek Ac.Milan për një shumë marramendëse

AC Milan ka rënë dakord me Real Madridin mbi transferimin prej 60 milionë eurosh për Alvaro Moratan,drejtori sportiv i klubit Massimiliano Mirabelli shpreson të arrijë marrëveshje për sulmuesin spanjoll pas finales së Cardifft këtë fundjavë.

Milani ka mjaft para për këtë afat kalimtar sepse klubi tashmë ka kaluar në pronësi te konzerciumit Kinez, Morata është një prej objektivav kryesor i cili pritet të marr drejtimin e sulmit të Milanit ku nga sulmi i tanishëm pritet të largohet Carlos Bacca i cili duket është i destinuar të kaloj në Ligen Premiere Angleze.

Milan po ashtu ka edhe planin B nëse dështon kalimi i Moratas në San Siro. Andrea Belotti është plani B i Milanit, lojtari ka një klauzolë lirmi prej 100 milionë euro por dihet që Milan dhe Torino kanë një mardhenie të mirë dhe ky operacion do të mundë të mbyllej me 80 milionë euro + bonuset.//DiMarzio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *