Monaco ka hedhur poshtë një ofertë nga Manchester City për mbrojtësin Benjamin Mendy, raporton Sunday Telegraph.
Tashmë Pep Guardiola ka siguruar shërbimet e Bernardo Silva nga Monaco por është duke kërkuar të shpenzoj edhe për yllin e dytë të ekipit Benjamin Mendy.
Oferta fillestare e Man City është refuzuar nga Monaco e cila është duke kërkuar 40 milionë funte për mbrojtësin 20-vjeçar.