Mohamed Salah, Young dhe Shkodran Mustafi të nominuar për çmimin ”lojtari i muajit”

Mohamed Salah është njeri ndër të nominuarit për çmimin ”lojtari i muajit” në Premier League për muajin nëntor pas një sërë shfaqjesh mbresëlënëse për Liverpoolin.

Robbie Brady, Kevin De Bruyne, Eden Hazard, Shkodran Mustafi, Ashley Young dhe Raheem Sterling gjithashtu janë në listë. Salah është golashënuesi më i mirë i Premier Ligës me 12 gola, shtatë prej të cilave vijnë gjatë nëntorit, duke përfshirë dy kundër West Ham, Southampton dhe Stoke. Young shënoi dy herë në fitoren 4-2 ndaj Watford, ndërsa United vazhdon të përpiqet të mbajë ritmin me liderët e ligës Manchester City-in. Sterling dhe De Bruyne kanë qenë të rëndësishëm për një skuadër të City-it që mund të zgjasë avantazhin e saj ndaj United-it në 11 pikë me një fitore në derbin e Manchesterit të dielën.

Goditja e Brady-t kundër Bournemouth udhëhoqi Burnley-in në tre fitore nga katër në nëntor, por mesfushori irlandez do të humbasë një pjesë “të konsiderueshme” të pjesës tjetër të sezonit pas një lëndimi në gju në humbjen e tyre 1-0 në Leicester. Hazard goditi dy herë në fitoren 4-0 të Chelsea-it ndaj West Brom, ndërsa Mustafi shpërblehet që ka ndihmuar Arsenalin në tre fitore të pastrta të njëpasnjëshme në ndeshjet e ligës kundër Tottenhamit, Burnley dhe Huddersfield.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *