Milan ultimatum për Donnarumma

Milani i jep ultimatum Donnarummës për rinovimin e kontratës. Klubi kuqezi i irrituar nga sjellja e futbollistit e vecanërisht me menaxherin e tij Mino Raiola, ka vendosur ta çojë në tribunë për një vit 18-vjecarin nëse nuk pranon të hedhë të zezën mbi të bardhë deri në fund të qershorit.

Milani i ka ofruar talentit të futbollit italian 3.5 milionë euro në sezon kundrejt 250 mijë euro që përfiton aktualisht, Raiola prej kohësh po luan me dy porta, pasi për Donnarummën janë interesuar klube të mëdha europiane, i pari në listë Manchester City i Pep Guardiolës.

E vështirë të thuash nëse kjo lëvizje e Milanit është e duhura, por gjithsesi mbetet një mënyrë për të respektuar hierarkinë dhe vendosur interesat e klubit para gjithçkaje, por edhe Donnarummën para përgjegjësive të tij.

Situata ka precipituar deri në atë pikë sa të diskutohet edhe lënia në tribunë për një vit si masë ndëshkimore për sjelljen e Donnarummës dhe menaxherit të tij. Por kujt do t’i interesonte ky veprim? Askujt. Është e qartë se sapo të mbyllet sezoni, palët do të ulën për të biseduar me qetësi, pa i treguar forcën njëri-tjetrit. Që futbolli italian të mos humbasë një talent kaq të madh në sezonin para Botërorit “Rusi 2018”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *