Milan në pole position për Moratan

Alvaro Morata pas një sezoni që nuk e ka parë si protagonist te Reali, është gati që të rikthehet sërish në Seria A. Talenti i njohur spanjoll nuk do t’i bashkohet sërish Juventusit, por Milan është ekipi më i interesuar për të.

Sulmuesi aktual i Realit të Madridit është në qendër të projektit të Li Yonghong, që ka nisur kontaktet e para për arritjen e një marrëveshjeje. Vetë futbollisti e sheh me sy të mirë këtë lëvizje, por pret konfirmimin e drejtuesve të Realit, që mund të përfitojnë 60 milionë euro nga kartoni i lojtarit.

Nëse do të bëhet pjesë e “Djallit”, do të jetë titullar i padiskutueshëm, pasi Bacca pritet të largohet së bashku me Lapadulën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *