Mikel Merino i është bashkuar zyrtarisht Newcastle United

Mesfushori Mikel Merino i është bashkuar zyrtarisht Newcastle United në huazim për sezonin 2017-18, ka konfirmuar klubi i Premier Ligës.

Mikel Merino largohet nga Dortmund vetëm një vit pas bashkimit nga Osasuna në divizionin e dytë të Spanjës, ku ai kishte kaluar dy sezonet e mëparshme.

Ndërsa lëvizja fillimisht është një huazim, Newcastle do t’i kërkohet të blejë Merinon nëse luan në një numër të caktuar ndeshjesh në sezonin e ardhshëm. Raportet e mëhershme kishin tarifë prej 7 milionë euro, kuptohe që Merino duhet të luajë në 20 ndeshje për ta shkaktuar atë mundësi.

“Ndjehem mirë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu, të jem pjesë e këtij klubi,” tha Merino në një deklaratë”.

Mesfushori 21-vjeçar iu bashkua Dortmundit verën e kaluar për 3.8 milionë euro, por nuk luajti shumë për skuadrën e Bundesligës duke bërë vetëm tetë paraqitje dhe dy starte në ligë sezonin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *