Michael Emenalo bashkohet me Monakon

Monako ka njoftuar emërimin e ish drejtorit teknik të Chelsea-it Michael Emenalon si drejtor të ri sportiv.

52-vjeçari dha dorëheqjen nga posti i tij në Stamford Bridge më parë këtë muaj dhe tani ka marrë një rol të ngjashëm në klubin e Ligue 1. Emenalo, i cili do të punojë nën nënkryetarin Vadim Vasilyev, tha në faqen e internetit të Monakos: “Kjo është një mundësi e mrekullueshme për mua në një projekt me cilësi të lartë.

“Monaco ka treguar përparim të madh për disa sezone dhe jam i bindur se e ardhmja do të jetë po aq ambicioze. “Dëshira e Vadim Vasilyev për mua për t’u bashkuar me Monacon ishte vendimtare dhe për mua, zgjedhja ishte e natyrshme pas vendimit tim për të lënë Chelsean-in”. Vasilyev vlerësoi rekordin e Emenalo-s në “identifikimin dhe rekrutimin” e talenteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *