Mesfushori i West Ham Pedro Obiang i nënshtrohet operacionit në gju

Mesfushori i West Ham, Pedro Obiang, ka pësuar një operacion të suksesshëm në gju.

25-vjeçari pësoi një grisje të ligamentit në gjurin e tij të djathtë gjatë barazimit të Hammers në Emirates FA Cup me Wigan Athletic më 27 janar. Obiang ka gjasa të humbasë pjesën tjetër të sezonit, por kreu i mjekeve të West Ham, Gary Lewin, është i bindur se spanjolli do të kthehet më i fortë.

Ai tha: “Pedro ka pësuar një operacion për të riparuar ligamentin dhe ne jemi të kënaqur me atë se si shkoi. “Ai shkoi tek një specialist në Barcelonë për operacionin dhe ai është në duart më të mira të mundshme, ndërsa procesi i rehabilitimit fillon. “Pedro ka gjasa të jetë jashtë për një kohë, por ne jemi të sigurt se ai do të kthehet i aftë dhe i fortë në kohë të mjaftueshme për para sezonin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *