Mbrojtësi i Realit në Inter?

Inter është duke menduar për merkaton e verës, teksa prioriteti i drejtuesve zikaltër është afrimi i një mbrojtësi në krahun e djathtë. Së fundmi në skenë ka dal emri i Danilos së Reali të Madridit, i cili po zëvendëson Carvajal, i cili është i dëmtuar në këtë fund sezoni.

Duke parë hapësirat e pakta, braziliani është duke menduar largimin nga Madridi, teksa edhe vetë klubi do ta linte të lirë në rast të ndonjë oferte të kënaqshme. Danilo do të ishte një transferim i goditur nga ana e Interit, që në këtë sezon ka vuajtur shumë në prapavijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *