Inter Milan në bisedime me Mauro Icardin për nënshkrimin e një kontrate të re.
Inter Milan i ka hapur negociatat për kontratë me kapitenin Mauro Icardin i cili më parë ka qenë i lidhur me një lëvizje tek Real Madridi. Interi pritet të propozojë një rritje të pagës në 6 milionë euro në vit. Megjithatë, në këmbim, ata do të donin të hiqnin klauzolën e lirimit në marrëveshjen e re. Icardi do të donte rritje në 7 milionë euro (6.2 milionë funta) me klauzolën e tij të lirimit që të ngritet në 150 milionë euro (133 milionë funta), sipas Corriere dello Sport.