Mauricio Pochettino nuk është i shqetësuar rreth aktivitetit të transferimeve të Tottenhamit

Menaxheri i Tottenhamit Mauricio Pochettino thotë se klubi nuk është afër për të bërë ndonjë transferim, por këmbëngul se ata janë “të zgjuar” në dritaren e transferimeve të janarit.

Spurs nuk bleu një lojtar në dy dritaret e mëparshme të dimrit dhe kanë qen të qet përsëri deri më tani këtë janar, pasi ka bërë vetëm pesë nënshkrim në verë me një shpenzim neto prej 13.4 milione funtave. Sidoqoftë, Pochettino nuk shqetësohet nga pasivitetit i klubit në janar ose nga shpenzimet e tjera të rivalëve pasi Liverpool nënshkroi Virgil van Dijk për 75 milionë funta.

Ai tha: “Deri tani, përpara konferencës për shtyp, nuk ka asgjë të afërt.

“Unë nuk jam i shqetësuar, mendoj se po punojmë dhe jemi të zgjuar për tregun.

“Nëse diçka është në dispozicion në terma që mund të marrim, natyrisht do ta bëjmë, por nëse jo, është e vështirë.

“Personalisht, kurrë nuk më shikon ndërmend se qka ekipet e tjera po bëjnë. Është për mënyrën se si unë besoj dhe përpiqem t’i bëj gjërat të ndodhin”.

Burimet e Sky Sports kan kuptuar se Spurs janë të interesuar në sulmuesin e Bordeaux Malcom por Pochettino nuk kishte përditësim mbi një lëvizje të mundshme për 20-vjeçarin.

“Është një tjetër thashetheme”, tha argjentinasi. “Ka shumë zëra në media.

“Tottenham është një klub që në tri vite e gjysmë pashë në media, minimum 100 emra dhe prej tyre kemi nënshkruar vetëm disa”. “Kjo është situata e kësaj dritarje të transferimeve dhe kjo është arsyeja pse është gjithmonë e vështirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *