Mauricio Pochettino mbetet i qetë për të ardhmen e Harry Kane-t në Tottenham

Harry Kane ka qenë shumë i mërzitur pas humbjes nga Juventus për të diskutuar të ardhmen e tij, ka zbuluar Mauricio Pochettino.

Ka pasur raporte këtë javë që sulmuesi 24-vjeçar i Anglisë është zotuar të qëndrojë në Spurs për të paktën edhe një sezon tjetër. Duke folur përpara përplasjes të së dielës me Bournemouth-in, Pochettino qeshi kur u pyet nëse ylli i tij  kishte qenë në diskutime rreth kontratës së tij.

“Harry ka qenë shumë i zhgënjyer pas humbjes nga Juventus të mërkurën, nuk ka pasur kohë të flasë me mua për të ardhmen e tij dhe situatën e tij”, tha Pochettino. Kur u pyet nëse Kane kishte bërë një angazhim për të qëndruar për një sezon tjetër, Pochettino shtoi: “Ka shumë zëra në futboll.

“Ju duhet të dëgjoni dhe jetoni me këto thashetheme, sepse është pjesë e futbollit dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. “Thashethemet nuk ndikojnë tek ne, skuadra apo klubi apo ndonjë prej vendimeve tona. Nuk mund të them asgjë – gjithnjë ka thashetheme”. Kane ka shënuar 39 gola në të gjitha garat këtë sezon, me disa raporte që sugjerojnë se Real Madridi ishte i prirur për të blerë shërbimet e tij gjatë verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *