Mathieu Flamini ka nënshkruar një kontratë 18-mujore me Getafe-ën

Ish-mesfushori i Arsenalit Mathieu Flamini ka rënë dakord për një kontratë 18-mujore me Getafe-ën, sipas Sky Sports.

Francezi ka qenë një agjent i lirë që kur është liruar nga Crystal Palace verën e kaluar. Flamini ka trajnuar me klubin spanjoll gjatë muajit të fundit në një përpjekje për të fituar një kontratë, dhe ai duket se ka pasur sukses. 33-vjeçari u largua nga Selhurst Park pas 13 paraqitjeve, duke nënshkruar një kontratë njëvjeçare me klubin në verën e vitit 2016.

Flamini para se të lirohej nga Arsenali nenshkruajti edhe një trevjeçar që qoi paraqitjet e tij të plota për Arsenalin në 246. Flamini kaloi pesë vjet në AC Milan duke bërë 128 paraqitje për ekipin e Serie A. Ai filloi karrierën e tij si një i ri në Marsejë para se të hynte në ekipin e parë gjatë sezonit 2003-04 dhe të nënshkruante për Arsenalin po atë verë. Ai ka tri paraqitje për Francën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *