Massimiliano Allegri flet për të ardhmen

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është i pa qartë në lidhje me të ardhmen e tij. Në një deklatarë për mediat para ndeshjes kundër Bolonjës, Allegri theksoi se dëshiron të qëndrojë te Juventusi por do të jetë klubi bardhezi ai që do të vendosë për të ardhmen e tij, shkruan “Football-Italia”.

“Ne patjetër nuk do ta bëjmë këtë javë, sepse ne do të shkojmë në Cardiff dhe është e drejtë që ne jemi të përqendruar në këtë ngjarje globale, sepse pas të gjitha finalja e Champions Leagues është një ngjarje botërore, ashtu si Super Boël. Pra, ne duhet ta përballojmë atë me entuziazëm dhe bindje të madhe, por për rinovimin do të flasim javët e ardhshme. Sa për kontratën time, në kohën e duhur klubi do të vendosë, ata do të më thërrasin sepse unë kam një kontratë deri në 2018. Pra, siç e kam përsëritur 100 milion herë: kam një kontratë deri në vitin 2018, klubi mund të më telefonojë ose jo. Unë dua të qëndrojë por deri atëhere do të shohim për rinovimin…”, u shpreh ai.

Kujtojmë që finalja e Champions Leagues do të zhvillohet më 3 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *