Marouane Fellaini pritet të kthehet nga lëndimi në gju në mars

Mesfushori i Manchester United, Marouane Fellaini, pritet të kthehet nga lëndimi i tij në gju në muajin mars.

Mesfushori u zëvendësua pasi luajti vetëm shtatë minuta si zëvendësim gjatë humbjes në Tottenham të mërkurën e kaluar dhe nuk luajti në fitoren 2-0 ndaj Huddersfield të shtunën, për ketë bëri një operacion. Menaxheri i United Jose Mourinho konfirmoi se ishte një intervenim i vogël dhe këmbënguli se sezoni nuk ka mbaruar për Belgun.

“Ai kishte operacion këtë mëngjes,” tha Mourinho në Old Trafford.

“Unë nuk dua të jem shumë specifik, por preferoj doktorin që të jap disa informacione zyrtare, por nuk është fundi i sezonit (për të), ishte vetëm një intervenim i vogël. “Mendoj se deri në fund të marsit ai mund të kthehet”.

Fellaini ka bërë vetëm 16 paraqitje këtë sezon për shkak të problemeve me lëndime, duke shënuar katër gola. Kontrata e tij në Manchester United skadon në fund të këtij sezoni dhe Mourinho i ka kërkuar lojtarit të nënshkruajë një ofertë të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *