Marco Asensio: Nuk kam ndërmend të largohem nga Reali

Marco Asensio nuk ka ndërmend të përsërisë lëvizjen “e çuditshme” të Neymar në Paris Saint-Germain.

Neymar u bashkua me PSG në një marrëveshje prej 200 milionë funtash gjatë verës, por Asensio, i cili ka dy gola në La Liga nga tre paraqitjet këtë sezon, përjashtoi një lëvizje për gjigantët francezë, duke këmbëngulur se ai është i lumtur në Real Madrid. Kur u pyet për mundësinë e largimit nga Reali, Asensio i tha El Partidazo de Cope: “Kam një çmim dhe unë nuk mendoj se do të largohem nga këtu.

“Ishte e çuditshme për ne që Neymar u largua nga Barcelona ai ishte një lojtar i rëndësishëm për ta dhe fakti se ata nuk mund ta mbanin atë është paksa e çuditshme”.

Asensio u bashkua me Real Madridin nga Mallorca në nëntor 2014, por ai pranoi se ishte fare pranë nënshkrimit për Barcelonën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *