Manuel Pellegrini është emëruar si menaxheri i ri i West Ham-it

West Ham kanë konfirmuar emërimin e Manuel Pellegrinit si menaxherin e tyre të ri në një marrëveshje tre-vjeçare.

64-vjeçari i cili më parë ka qenë në krye të Real Madridit dhe Manchester City-it, la rolin e tij me Hebei China Fortune gjatë fundjavës për t’u bashkuar me Hammers. Pellegrini do të bëhet menaxheri më i paguar në historinë e klubit. Kuptohet që ai do të marrë rreth 7 milionë funta në vit, edhe pse ai do të ket një ulje të konsiderueshme të pagës, se sa ishte duke fituar në Kinë rreth 16 milionë funta në vit.

Bashkëkryetari i West Ham David Sullivan tha: “Unë jam i kënaqur që ta mirëpres Manuel Pellegrinin në West Ham United. Ai është një nga trajnerët më të respektuar të futbollit në botë dhe ne po presim me pa durim që të punojmë me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *