Manchester United ka udhëtuar në Rusi për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër CSKA Moskës pa Marouane Fellaini.
Mesfushori belg nuk është shëruar nga një dëmtim i kyçit të këmbës që ai ka pësuar në një përballje nga Shane Long në fitoren 1-0 ndaj Southampton të shtunën. Jose Mourinho ka përfshirë 20-vjeçarin Scott McTominay në mungesën e Fellainit së bashku me një lojtar tjetër që nuk ka përvojë në Ligën e Kampionëve, mbrojtësi 19-vjeçar Axel Tuanzebe. Nemanja Matic, i cili gjithashtu mori një goditje kundër Southampton, fluturoi me pjesën tjetër të skuadrës së bashku me mbrojtësin Eric Bailly i cili mund të bënte debutimin e tij në Ligën e Kampionëve për klubin. United do të jetë përsëri pa Paul Pogba, i cili pësoi një tendosje në fitoren 3-0 ndaj Baselit.
Skuadra e Mourinhos mbetet e pamposhtur këtë sezon dhe janë në krye të Premier Ligës sebashku me Manchester City-in.