Manchester United refuzon ofertën 45 milione funta për Paul Pogba-ën nga Barcelona

Manchester United ka hedhur poshtë një ofertë për Paul Pogba nga Barcelona prej 45 milionë funtave plus Yerry Mina dhe Andre Gomes, sipas Sky në Itali.

Lajmi vjen pas raporteve të mëhershme që sugjerojnë se agjenti i Pogas, Mino Raiola, kishte udhëtuar për në Manchester në një përpjekje për të detyruar një kalim në kampionët spanjollë për mesfushorin francez. Por United duket se nuk ka dëshirë të ndahet me Pogba-n, i cili sapo është kthyer në trajnim pasi fitoi Kupën e Botës me Francën.

25-vjeçari nënshkroi për United në 2016, për një rekord të botës atëher 93.25 milione funta, dhe ka tre vjet të mbetura në kontratën e tij. Edhe nëse United kishte menduar të shiste, afati i transferimit në Premier Ligë është të enjten, duke u dhënë atyre vetëm dy ditë për të siguruar një zëvendësim të profilit të lartë.

Dritarja e transferimeve Spanjolle nuk mbyllet deri më 31 gusht, që do të thotë që Barcelona ka deri në fund të muajit që të përpiqet të nënshkruajë Pogbën në këtë dritare të transferimeve. Dhe Barça mund të ketë shpresuar që përfshirja e Minas në ofertën e tyre mund të nxiste United-in të bëjë një marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *