Manchester United kampion i Ligës së Evropës

Manchester Unite ka shënuar fitore 2:0 ndaj Ajaxit në finale, për të fituar titullin e Europa League, të parin në histori të skuadrës.

Skuadra angleze e nisi shumë më mirë takimin, duke shënuar në minutën e 18’ me anë të mesfushorit francez Paul Pogba, me të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushim të pjesës së parë.

Unitedi e nisi shumë mirë edhe pjesën e dytë, pasi shënoi në minutën e 48’ për 2:0 me anë të Henrikh Mkhitaryan, ky edhe ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi dhe i finales së Europa League, pas këtij triumfi, Unitedi siguron fazën e Grupeve të Ligës së Kampionëve, çka nuk e kishte arritur me anë të Premierligës, duke përfunduar vetëm në vendin e gjashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *