Manchester United ka shfaqur interes që të nënshkruajë Willian nga Chelseai

Manchester United është i interesuar të nënshkruajë Willian nga Chelseai këtë verë, sipas burimeve të Sky.

Sky Sports News ka kuptuar se mesfushori i Brazilit dëshiron të largohet nga Stamford Bridge këtë verë nëse Antonio Conte mbetet si trajner në krye. Willian ka dy vjet të mbetura në kontratën e tij dhe, në këtë fazë, nuk ka pasur ofertë zyrtare nga United.

29-vjeçari, i cili u votua si lojtar i klubit këtë sezon, u la jashtë skuadrës për fitoren në finale e Kupës FA ku mundën 1-0 United-in, kjo është hera e katërt kur ai ishte në stol në pesë lojërat e fundit. Ai më pas bëri të ditur një përçarje midis tij dhe Contes duke hjekur Italianin nga një fotografi e festimeve të tyre për trofeun në Instagram të dielën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *