Manchester City nuk do të paguaj çmimin e kërkuar nga Arsenali për Alexis Sanchez

Manchester City nuk është i përgatitur të paguajë çmimin e kërkuar nga Arsenali për Alexis Sanchez, sipas Sky Sports.

Kuptohet që Arsenali kërkon 35 milionë funta për Alexis Sanchez, ndërsa agjentët kanë të ngjarë të marrin një tjetër 5 milionë funta, duke arritur marrëveshja 40 milionë funta përpara se pagat potenciale të lojtarit të merren parasysh. Udhëheqësit e Premierligës kuptohet se nuk janë të gatshëm të shkojnë përtej një pagese prej 20 milionë funtash për Sanchez, pasi ekziston një shans që ata ta marrin atë për asgjë kur kontrata e tij te Gunners te skadoj në fund të sezonit.

Me Manchester United gjithashtu të interesuar, City janë të gatshëm të rrezikojnë humbjen e lojtarit krejtësisht.

City beson se Sanchez është i gatshëm të bashkohet me ta dhe të lidhet me menaxherin Pep Guardiola për herë të dytë, pas suksesit të tyre së bashku në Barcelonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *